Prishtina fitoi kryendeshjen me Vushtrrinë

Prishtina ka mposhtur Kosovën e Vushtrrisë 38:33, në kryendeshjen e javës 18 të Superligës së Kosovës në hendboll, të zhvilluar në Prishtinë. Hendbollistët kryeqytas ishin më të mirë gjatë tërë takimit. Pjesën e parë, ata e mbyllën 16:14.

Në të dytën, djelmoshat prishtinas vetëm sa thelluan epërsinë, për të triumfuar në fund 38:33.

Lojtari më i dalluar ishte Oltion Beshiri me 10 gola, kurse te mysafirët u veçua Shkëlzen Kërtoku.

Në takimin tjetër, Kastrioti mundi bindshëm Vëllaznimin, 45:25, kurse Samadrexha me vetëm një gol epërsi triumfoi ndaj Drenicës, 29:28.

Renditjes i prinë Besa Familgia me tri pikë më shumë se Prishtina. Pejanët kanë një takim më pak. (Gazeta Olle)