Prishtina fitoi 4:0, por Ramiz Krasniqin nuk e kënaqën repartet

Prishtina mundi 4:0 Trepçën të shtunën, mirëpo trajneri Ramiz Krasniqi nuk ishte i kënaqur me disa reparte. Kështu tha ai pas ndeshjes.

“Në tërësi ka qenë mjaft mirë. Megjithatë, nuk jam i kënaqur me disa reparte, pavarësisht nga rezultati dhe rivali që është në tabelë e cila meriton respekt. Pra, pavarësisht rezultatit duhet të luhet deri në fund, por lejimi i një komoditeti në pjesën përfundimtare të ndeshjes duke rrezikuar të marrim gol, atëherë jam shumë kritik dhe shumë i ashpër”, tha Krasniqi për prishtinafc.com.

“Nuk mund të kuptoj te disa futbollistë që janë të kënaqur me rezultat dhe mendojnë se gjithçka u krye…nuk u krye, loja përfundon kur e sinjalizon gjyqtari e jo varësisht nga rezultati dhe duhet të luftohet gjithmonë deri në momentin e fundit”, shtoi ai.

Prishtina tani del e dyta në renditje dhe ka tri pikë më pak se lideri, Feronikeli. (Gazeta Olle)