Prishtina firmos me sulmuesin i cili shënoi 20 gola edicionin e fundit

Skuadra e Prishtinës ka nisur punën për stinorin e ardhshëm.

Pas shumë largimeve si dhe qëndrimit në skuadër të Gledi Micit dhe Endrit Krasniqit edhe Kreshnik Uka është rikthyer në kryeqytet.

Kanal10 mëson se Uka tanimë ka arritur marrëveshje me bardhekaltrit dhe shumë shpejt gjithçka do të bëhet zyrtare.

Prishtina nuk do të ndalet me kaq, pasi në skuadrën e Ismet Munishit në ditët në vijim do të ketë prurje të reja.

Kosova U20 mposhtet në miqësore nga Mali i Zi

Xhaka dyshohet për kurdisje, fillojnë hetimet nga Agjencia Kombëtare e Krimit