Prishtina fillon fazën përgatitore, pas 10 ditëve udhëton drejt Antalias

FC Prishtina ka filluar fazën përgatitore për edicionin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit do të stërviten për 10 ditë në Kosovë, pastaj do të vazhdojnë përgatitjet jashtë vendit.

Faqja e klubit ka njoftuar se më 14 janar Prishtina do të udhëtoj drejt Antalias ku do të qëndroj për 14 ditë.

Përveç fazës përgatitore në Antalia, Prishtina do t’i zhvilloj edhe disa ndeshje miqësore. /Gazeta Olle/

Aguero: Pas finales e teprova me pijen, Messi më ka qortuar shumë

Roma bën detyrën, mposht me rezultat minimal Bolognën