Prishtina feston të premten

Vendimi i Komesarit të Garave për t’i dhënë fund serisë finale të “play-off”-it ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, duke iu dhënë titullin prishtinasve, ka bërë që bardhekaltërit të fillojnë të mendojnë për festën e madhe.

Faqja zyrtare e klubit në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur që titulli i ETC Superligës do të festohet ditën e premte.

Ceremonia do të mbahet në “Pallatin e Rinisë” në kryeqytet, derisa ajo do të fillojë në ora 20:00. /Gazeta Olle