Nuk ka fitues në derbin gjilanas, Prishtina merr tri pikë të mëdha në luftën për mbijetesë

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar edhe tre ndeshje në kuadër të javës së 33-të në BKT Superligën e Kosovës.

Me fillim nga ora 15:00 në qytetin e Gjilanit do të luhet derbi më i madh në Kosovë, në mes të Gjilanit dhe Dritës, derbi i cili nuk do të ketë praninë e shikuesve në shkallët e stadiumit.

Gjilani pas dy humbjeve është rikthyer te rezultatet pozitive në ndeshjen e fundit në Sami Kelemdi, ku kuqebardhët fituan me rezultat të thellë 0-4, ndërsa Drita nuk ka fituar në dy ndeshjet e fundit, duke humbur në Suharekë ndaj Ballkanit me rezulta 1-0, dhe duke barazuar me Drenicën 1-1 të dielën në Gjilan.

Gjilani pozicionohet në vendin e dytë, me dy pikë më shumë se Drita e cila gjindet në pozitën e tretë tabelare, dy skuadrat kanë siguaruar matematikisht evropën.

Prishtina e cila nuk po kalon momentet më të mira në vitet e fundit, do të përballet me të Feronieklin e cila është larguar nga elita e futbollit kosovar.

Bardhekaltërit nuk janë në pozitë të favorshme, ku rrezikohen maksimalisht për pozitën e Play Out, dallimi mes Drenicës në pozitën e tetë dhe Prishtinës në pozitën e pestë është vetëm dy pikë.

Ndeshja zhvillohet në kryeqytet me fillim nga ora 15:00.

Skuadra më në formë në katër ndeshejt e fundit në BKT Superligën e Kosovës është Dukagjini, e cila është nikoqire e skuadrës së Ulpianës.

Ulpiana zyrtarisht nuk ka arritur të largohet nga zona që dërgon klubet në Ligën e Parë, ndërsa Klinasit janë në luftë për t’i ikur zonës që dërgon klubet në Play Out.

Ndeshja zhvillohet në 18 Qershori (Klinë) me fillim nga ora 15:00.

Superliga LIVE:


Gjilani – Drita 0:0

Mbyllet ndeshja.

61′ Marko Simonovski rrezikon me kokë, por goditja e tij shkon mbi portë

55′ Gerhard Progni tenton nga goditja e lirë, por jashtë portës.

Fillon pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

43′ Hamdi Namani tenton golin me gërshërë, por pret për mrekulli Enea Koliçi

35′ Blerim Krasniqi me një goditje të fuqishme nga distanca, por shkon shumë afër golit

33′ Progni harkon në zonë, por Maloku në vend.

30′ Drita me dy mundësi të arta shënimi, fillimisht Almir Kryeziu qëlloi transversalen, pastaj Albin Krasniqi në topin e kthyer gjuajti jashtë portës.

22′ Marko Simonovski me një gjuajtje fantastike, por edhe më fantastike ishte pritja e Enea Koliçit, mbetet 0-0.

16′ Drita rrezikon përsëri, Almir Kryeziu gjuajti nga distanca, por topi shkoi jashtë portës.

Drita më e rrezikshme në 15 minutat e para, duke krijuar mundësi me Krasniqin, Ajzeraj e Simonovskin, por pa gjetur golin.

‘Fillon ndeshja

Formacionet startuese 

Gjilani: Koliqi, Halili, Cale, Hajdari, Dabiqaj, Aziz, Krasniqi, Useini, Kelmendi, Prekazi, Progni.

Drita: Maloku, Islami, Limani, Balde, Blakqori, Bardhoku, Namani, Krasniqi, Ajzeraj, Kryeziu, Simonovski, 


Prishtina – Feronikeli 5:0

Mbyllet ndeshja.

53′ Gooool. Prishtina ngrit epërsinë në 5-0 falë golit nga Sadam Sulley i cili kompleton het-trickun në këtë sfidë.

Fillon pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

42′ Gooool. Otto John shënon golin e katërt për Prishtinën.

40′ Goool. Sadam Sulley shënon për 3-0.

16′ Gooool. Prishtina dyfishon epërsinë ndaj Feronikelit, realizon Leonit Abazi.

11′ Gooool. Leonit Abazi asiston për Sadam Sulley i cili shëon për 1-0.

‘Fillon ndeshja

Formacionet startuese 

Prishtina: Haxho, Krasniqi, Tomasevic, Karabeci, Abazi, Zyba, Cenaj, Hoti, Zeka, Sadam, John.

Feronikeli: Pas pak…


Dukagjini – Ulpiana 2:1

Mbyllet ndeshja.

92′ Goool. Dukagjini përmbys gjithçka, duke kaluar në epërsi me golin e Jashanicës 2-1.

83′ Gooool. Mentor Zhdrella barazon nga pika e bardhë.

78′ Chibuze me rast të artë shënimi, por goditja e tij shkon jashtë portës.

77′ Gooool. Ulpiana kalon në epërsi, goli nga Shkalla u pranua pas pesë minutave që i rishikua në VAR.

Fillon pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

Altin Merklau nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë, mbetet 0-0.

‘Fillon ndeshja

Formacionet startuese 

Dukagjini: Muhaxhiri, Basriu, Shala, Dallku, Syla, Ahmeti, Shabani, Carioca, Hasanaj, Mërlaku, Nikolic.

Ulpiana: Thaqi, Makolli, Musliu, Emini, Avdulli, Shkalla, Shala, Qerimi, Ahmeti, Iran, Selimi.

Alban Hyseni për herë të dytë trajner i SC Gjilanit në derbi

Gjyqtari kërcënon gazetarin në derbin Gjilani – Drita