‘Prishtina favorite’

Basketbollisti i Trepçës, Besnik Azemi, ka respekt të madh për Sigal Prishtinën, rivalin e sontëm në gjysmëfinale të IPKO Kupës së Kosovës në basketboll.
Mirëpo, vushtrriasi thotë se kjo është vetëm një lojë dhe se gjithçka është e mundshme, përcjell Zëri.

“Për lojën me Prishtinën mendoj se do të jetë e vështirë për ne. Jemi përgatitur gjatë tërë javës në ato kushte në të cilat po stërvitemi tash e tri vjet. Mirëpo, është vetëm një lojë dhe gjithçka është e hapur. Jemi shumë të motivuar, pasi e dimë forcën dhe formën e mirë që po e kalon Prishtina”, thotë Azemi, basketbollist i ‘Xehetarëve”. Kjo ndeshje do të fillojë në orën 17:00.