Prishtina: Faleminderit profesor

Prishtina e ka zyrtarizuar largimin e Bylbyl Sokolit përmes një komunikate për shtyp duke e vlerësuar pozitivisht punën e tij në kryeqytet.

“FC Prishtina dhe profesori i nderuar, Bylbyl Sokoli, kanë arritur marrëveshje të dyanshme të shkëputjes së kontratës. Klubi i futbollit Prishtina u është mirënjohës për punën e palodhshme të profesor Bylbyl Sokolit. Trajneri, profesor Sokoli ka falënderuar me sinqeritet për bashkëpunim kryetarin e FC Prishtina, Remzi Ejupi, sikurse edhe të gjithë kolegët e shtabit teknik dhe futbollistët për bashkëpunimin që ka pasur në klubin më të madh në vend. Bylbyl Sokoli do të mbahet në mend në FC Prishtina për punën e palodhshme, pedagogjike dhe arsimore të tij.

Sokoli në FC Prishtina kishte nisur punën më 7 korrik të vitit 2014. Pas nëntë muajve e gjysmë, Sokoli ka udhëhequr skuadrën në 23 ndeshje kampionale dhe një për Kupë. Ka arritur nëntë fitore në fushë të blertë, po aq barazime dhe katër humbje kampionale dhe një për Kupë, duke ia shtuar edhe ndeshjen e ndërprerë me Trepçën, Sokoli ka 10 fitore, 9 barazime dhe 5 humbje me goldallim 30:19. Profesor Sokoli do të mbahet mend gjatë për ndeshjen me skuadrën e madhe turke Sivasspor dhe Prishtina jo vetëm që i kishte paruar rivalit shumë më cilësor, por edhe ekipi i Prishtinës kishte zhvilluar njërën ndër ndeshjet më të mira me bardhekaltrit. Më gjerësisht dhe rreth kryetrajnerit të ri, FC Prishtina nesër do të mbaj konferencë për shtyp nga ora 13.00”, thuhet në njoftimin për shtyp.