‘Prishtina është Prishtinë’

Trajneri i Dritës, Sadat Pajaziti mendon se skuadra e tij duhet të gjejë qetësi. Këto deklarata ai i ka dhënë pas ndeshjes Drita – Prishtina (1:1). “Epilogu real baras, por për derisa jemi në krizë të rezultateve dhe kemi nevojë për pikë, kjo nuk po i lë të qetë futbollistët e mi dhe nuk po gjejnë qetësi që të bëjnë lojën që duhet bërë. Ky është problemi më i madh, presioni i lojtarëve çka e kanë me të drejtë, por nuk po i lejon të zhvillojmë lojën tonë. Megjithatë jam i kënaqur, Prishtina është Prishtinë dhe të penalizon edhe me një rast”, deklraoi Pajaziti për prishtinafc.com