Prishtina është e dëshpëruar

Pavarësisht fitores me rezultat 74:72, lojtarët e Prishtinës nuk janë të lumtur. Sipas kapitenit, lojtarëve nuk iu ka pëlqyer rezultati dhe loja.

“Kemi startuar shumë dobët, ata luajtën mbrojtje agresive, patëm në gjuajtje efikasitet të dobët. Ata na ndaluan edhe kundërsulmin. Rilski nuk ka hyrë në bonus, deri vonë, kurse ne shumë herët. Ne fituam me dy pikë, dhe shkojmë edhe atje për të fituar. Edhe lojtarët janë të dëshpëruar, sepse kemi pritur fitore më të lartë si me Craiovan”, deklaroi Azemi për Super Sport Kosova.

Ai falënderoi Plisat dhe tifozët tjerë për përkrahje.