Prishtina ende pa fitore në Antalya, mposhtet nga skuadra polake

FC Prishtina ka zhvilluar edhe miqësoren e tretë gjatë qëndrimit në Turqi, ku po përgatitet për stinorin pranveror.

Kryeqytetasit janë mposhtur me rezultat 2-1, nga skuadra polake Gornik Leczna, shkruan Gazeta Olle.

Polakët që në minutën e dytë realizuan gol, duke mbyllur 45 minutat e parë të takimit me epërsi 1-0.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat realizuan nga një gol, gjë që nuk i mjaftoi kampionëve të Kosovës të dilnin me rezultat pozitiv.

Në tri ndeshjet kontrolluese në tokën turke, skuadra e Ibrakoviq nuk ka shijuar ende fitoren, pasi ka pësuar dy humbje dhe ka barazuar një herë.

/Gazeta Olle/

Ballkani shënon fitore ndaj skuadrës nga Premier Liga e Ukrainës

Llapi me fitore të pastër ndaj skuadrës maqedonase