Prishtina e sqaron ‘largimin’ e Bekteshit: Po qëndron në Norvegji për çështje dokumentacioni

Prishtina ka reaguar rreth lajmit për largimin e qendërmbrojtësit, Leotrim Bekteshi, i cili u publikua në redaksinë tonë.

Megjithatë, klubi “bardhekaltër” përmes faqes së saj zyrtare ka thënë se Bekteshi është momentalisht në Norvegji për çështje dokumentacioni dhe shpejt do t’i bashkohet skuadrës.

Njoftimi i FC Prishtinës:

Bekteshi nuk u largua, mirëpo po qëndron në Norvegji për çështje dokumentacioni

Prishtinë – 7 shtator 2021, Klubi i futbollit Prishtina dhe futbollisti jonë Leotrim Bekteshi dëshirojnë të njoftojnë opinionin sportdashës të qytetit të Prishtinës dhe më gjerë që lajmi i cili rrjedhi sot në portalet dhe mediumet tona që kinse futbollisti Leotrim Bekteshi u largua nga Prishtina përfundimisht për tu bashkuar me familje në Norvegji, me keqardhje dhe respekt ndaj mediumeve përkatëse për lajmin e shpërndarë gabimisht, na duhet të ju njoftojmë që futbollisti Bekteshi po qëndron prej disa ditësh në Norvegji me lejen e klubit FC Prishtina, me shkas të rregullimit të dokumentacionit në shtetin përkatës ngase bashkëshortja dhe fëmiu i Bekteshit zotërojnë dokumentacionin e shtetit norvegjez, me qëllim të bashkëjetesës familjare në të ardhmen Bekteshi ka vijuar procedurat e nevojshme për shtetësi norvegjeze dhe po pret momentin e përfundimit e kësaj procedure për tu rikthyer menjëhere pranë shokëve të ekipit, stafit, tifozëve dhe drejtuesëve të klubit për të “luftuar” sportivisht për qëllimin madhor në 100 vjetorin e klubit.

Më poshtë ju sjellim edhe deklaratën e futbollistit Leotrim Bekteshi dhënë faqes së së klubit prishtinafc.com si vijon:

“Më është dashur që të vi në Norvegji me patjetër për rregullimin e disa dokumentave, procedurë kjo që nuk kishte zgjidhje tjeter. Unë do të kthehem përsëri shumë shpejtë te ekipi im që ti ndimoj shokëve, stafit, drejtuesëve dhe tifozëve në arritjen e objektivave të përbashkëta që i kemi.

Dua të falenderoj klubin që më ka mundësuar që të vi për një kohë të shkurtër në shtetin norvegjez dhe të kthehem pastaj sa me parë që të jetë e mundur”

Spanjollët arrijnë në Prishtinë, nga ora 19:00 zhvillojnë stërvitjen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Kosovë – Spanjë, mësohen emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në këtë takim