Xhiro e 11-të në Ligën e Parë ka sjellur fituesin e duelit të parë mes Vjosës dhe Prishtina e re.
Me epërsi minimale, Prishtina e Re ka fituar ndeshjen si mysafir te Vjosa me rezultat të ngushtë 1:2.
Këto tre pikë janë mëse të nevojshme për kryeqytetasit, duke bërë diferencën në tabelë me katër pikë kundrejtë Vjosës që është në pozitën e dytë.
Golashënuesit Toni Salihu në minutën e 61’, dhe Lorik Dobratiqi 69’ krijuan diferencën në rezultat dhe morën fitoren e tetë prej fillim të edicionit.
Te Grupi B do të zhvillohen ndeshje interesante në dy ditët e ardhshme, për t’u përmbyllur të gjitha ndeshjet e xhiros së 11-të. /Gazeta Olle/