Prishtina e Re, sensacioni i Ligës së Parë që po kërkon inkuadrimin në Superligë

Prishtina e Re është duke synuar inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll.

Pavarësisht faktit që është skuadër debutuese në Ligën e Parë, Grupi B.

Trajneri Elon Berisha shpreson se në fund të sezonit do të arrijnë objektivin kryesor. Teksa, pret garë të fortë me skuadrat si Vjosa, Ferizaj dhe Ulpiana.

“Stinori pranveror ka me qenë shumë konkurrues, për arsye se vetë tabela tregon që gara është shumë e fortë, katër ekipe janë shumë afër, katër pikë është diferenca mes katër ekipeve,” tha Berisha.

Të njëjtat pritshmëri kanë edhe futbollistët, Salih Kosumi dhe Vigan Ademi. /Gazeta Olle/

Elena Sadiku emërohet trajnere e vashave të Celtic

Prishtina 01 bën goditjen e madhe, transferon Jeton Rukovcin