Peishtina e Re e vendosur për rikthim në elitën e futbollit kosovar
Skuadra e Prishtinës së Re ka treguar ambicien e saj për t’u rikthyer në elitën e futbollit kosovar, pas një fitoreje mbresëlënëse ndaj Vjosës së Shtimes, shkruan Gazeta OLLE.
Bardhekaltrit triumfuan me një rezultat bindës 0-5 duke shënuar fitoren e tyre më të thellë këtë sezon.
Ndeshja, e cila përfundoi me një dominim të plotë të mysafirëve, ka konfirmuar formën e shkëlqyer të Prishtinës së Re dhe vendosmërinë e tyre për të siguruar ngjitjen në Superligë.