Prishtina e Re e fuqishme edhe në miqësore, mposht skuadrën mitrovicase

Ka përfunduar ndeshja miqësore e zhvilluar sot në stadiumin “Xhemajl Ibishi” në mes të Prishtinës së Re dhe Trepçës ku të dyja skuadrat dhuruan një futboll të bukur dhe me ritëm të lartë.

KF Prishtina e Re dhe KF Trepça shfrytëzuan pauzën e kombëtareve për të mbajtur skuadrat në formë, duke zhvilluar këtë sfidë miqësore që rezultoi e luftuar deri në minutën e fundit, shkruan Gazeta OLLE.

Me tre gola nga Baholli, Selmani dhe Dobratiqi, Prishtina e Re arriti një fitore minimale kundër Trepçës, duke treguar efikasitet në fazën sulmuese.

Nga ana tjetër, edhe skuadra mitrovicase pati momente të mira, duke konfirmuar potencialin e saj për pjesën e mbetur të sezonit.

 

Shqipëri – Çeki: Fundi mund të ketë reshje të shiut

Prapaskenat nga përplasja e zyrtarit rumun me Edon Zhegrovën: Ai tentoi ta sulmonte edhe në konferencë, si e largoi Agim Ademi dhe çfarë ndodhi te ‘Zona Miks’