Prishtina është rikthyer në Kosovë pas dy javëve të kaluara në tokën turke për fazën përgatitore.
Skuadra kryeqytetase ka bërë disa ndeshje mjaftë të mira dhe duket gati për sezonin e ri.
E ndeshjen e fundit kontrolluese, Prishtina do ta zhvillojë të hënën në mesditë, me skuadrën e Ligës së Parë, Prishtina e Re.
Dueli mes dy skuadrave bardhekaltër do të zhvillohet në stadiumin e Flamurtarit me fillim nga ora 17:30. /Gazeta Olle/