Prishtina e injoron kështu Hajvalinë

Mbrojtësi i Prishtinës, Viktor Kuka, është shumë optimist që në fund ai dhe shokët e tij do t’i gëzohen titullit kampion të Raiffeisen Superligës. Prishtinasi i sheh kundërshtar vetëm Besën, Trepçën ’89 dhe Feronikelin.

“Titullin do ta fitojë kësmet Prishtina, ndërsa rivalët më të fortë do t’i kemi Besën, Trepçën ’89 dhe Feronikelin. Sa i përket meje, që një javë jam i lënduar por shpresoj që do të rikthehem së shpejti”, ka deklaruar Kuka për Gazetën Olle, duke mos e përmendur Hajvalinë fare në mesin e pretendentëve. /Gazeta Olle