Prishtina e huazon Fitim Susurin në Ligën e Parë

Fitim Susuri është larguar nga Prishtina dhe karrierën do ta vazhdoj te skuadra më e re në futbollin kosovar, FC Suhareka.

Në fakt Suhareka e ka marrë si huazim lojtarin prizrenas për një vit nga klubi kryeqytetas.

Njoftimi i plotë nga FC Suhareka:

Fitim Susuri huazohet nga Prishtina për një vit.

Ju njoftojmë që pas bashkëpunimit me skuadrën e FC Prishtina kemi arritur dakordin për huazimin për 1 vit të futbollistit FITIM SUSURI.

Susuri një mesfushorë shumë cilësor bashkohet me grupin tonë për të synuar objektivat tona , një futbollist nga Prizreni i cili karrierën e filloi te KF Liria duke vazhduar ktu për edicione të tjera me paraqitje fenomale , gjithashtu edhe tek skuadra e kryeqytetit tregoi lojëra të bukura me shumë inteligjencë.

Të urojmë mirëseardhje SUSO dhe shpresojmë që të bashkuar të arrijmë drejt sukseseve.

Për ty Suharekë. Asgjë s’ka mbaruar… /Gazeta Olle/

KF Dinamo në Grupin A, KF Shkëndija në Grupin B të Ligës së Parë

Agim Ademi priti klubet e promovuara në një rang më të lartë të garave