Prishtina e fiton turneun ‘Pavarësia’

Vashat e klubit të Prishtinës janë treguar më të zonjat në ditën e Pavarësisë. Ato kanë fituar turneun kushtuar ditës së flamurit, e ku morën pjesë tetë skuadrat e Superligës së Kosovës.

Skuadrat pjesëmarrëse dhe adhuruesit e shumtë në emër të FFK-së i ka pershëndetur anëtarja e KE të FFK-së njëherësh eedhe kryetare e Komisionit për futbollin e femrave znj. Vjollcë Krasniqi e cila edhe e shpalli të hapur këtë turne, shkruan Gazeta Olle.

Ndërkaq, në emër të Departamentit të sportit të MKRS-së të pranishmit i ka përshëndet edhe znj Afërditë Fazlija, zv.drejtoreshë e DSK dhe përzgjdhëse e Përfaqësueses së femrave.

Pas hedhjes së shortit nisën edhe ndeshjet ndërmjet skuadrave, të cilat dëshmuan futboll cilësor, të cilat u përshkuan me plotë aksione të bukura dhe të rrëjedhshme dhe konkretizime me shënime po ashtu të bukura.

Ky turne ishte i mirëseradhur për skuadrat për të parë formën e skuadrave para fillimit të kampionit, ndërsa përzgjdhëses Fazlija për të bërë përzgjdhjen por edhe për të parë formën anëtarëve aktuale të futbollisteve. Pas ndeshjeve eliminatore në finale i gjenden Prishtina dhe Mitrovica, ku ngadhënjyen vashat e klubit “Prishtina” me rezultat 4:1.

Në fund u ndanë mirënjohje dhe shpërblime. Kështu veç kupës së këtij Turneu skuadra “Prishtina “ mori edhe shpërbilimin prej 500 eurove, vendi i dytë i takoi vashave të KFF”Mitrovica” dhe shpërblimi prej 300 eurove.

Po ashtu u shpallë edhe lojtarja më e mirë e turneut e kjo ishte futbollistja e Prishtinës Blerta Kaçiu të cilës i takoi edhe shpërblimi prej 100 eurove, ndërsa epiteti i portieres më të mirë i takoi gardianes së KFF”Mitrovica” Diellza Musa bashkë me 100 euro shpërblime.

 

 

Rezultat e ndeshjeve mënjanuese

 

Prishtina-Vizioni 3:1

Mitrovica-Llapi 4:0

13 Qershori-Kosova(P) 4:1

Intelektualet-Kaçanikasja 8:0

 

Ndeshjet gjysëmifinale

 

Prishtina-13 Qershori 3:0

Mitrovica-Intelektualet 3:1

 

Ndeshja finale

 

Prishtina-Mitrovica 4:1 (1:1)

 

Shikues: 300

Gjyqtarë: Valon Abazi e Granit Hyseni

Shënuese: A. Veliu( 5’ e 26’), E. Kryeziu(20”) dhe Q. Krasniqi(24’) për Pr. Ndërsa E. Zeka(10’) për Mit.

Prishtina: Liridona Syla, Qendresa Krasniqi, Advije Veliu, Blerta Kaçiu, Lumturije Muhadri, Edona Kryeziu, Shqipe Berisha, Pranvera Tasholli, Afërdita Ademi, Agnesas Gashi dhe Gresa Berisha.

Mitrovica: Diellza Musa, Donjeta Haxha, Gresa Haziri, Fortesa Bejta, Blerina Musa, Egzona Zeka, Besjana Skenderi, Gentiana Lushtaku, Qendresa Bajra dhe Jehona Ademi.