Prishtina e cila synon Kupën e Kosovës, nuk po i ndal përgatitjet intensive

Bardhekaltërit të cilët kanë mbetur mbrapa me pikë në elitën e futbollit kosovar, kanë vetëm një mundësi për të arritur garat evropiane.

Ajo mundësi është triumfi në Kupën e Kosovës, ku do të takohen me skuadrën e Dritës në gjysmëfinale, shkruan Gazeta OLLE.

Kryeqytetasit nuk po i ndalin stërvitjet intensive, duke punuar mjaftë shumë që të jenë sa më të përgatitur për në fazën finale të kampionatit dhe Kupës së Kosovës.

Prishtina momentalisht është fituese e trofeut të dytë më të vlefshëm në vendin tonë, atë të Kupës, dhe një sukses i ngjashëm me vitin e kaluar do të ishte një stinor i kompletuar për klubin më të trofeshëm në vendin tonë.

Llapi vazhdon përgatitjet maksimale për të sjellur titullin e parë në Zahir Pajaziti

Drita takohet sot me Aarau, ndeshje fantastike pritet të zhvillohet në Zvicër