Ulpiana mposhtet thellë nga Gjilani dhe matematikisht bie nga Superliga, Dukagjini shënon fitore të madhe ndaj Prishtinës

Superliga e Kosovës në futboll sot dhe nesër zhvillon xhiron e 32-të të saj.

Për ditën e sotme në program janë dy ndeshje interesante, shkruan Gazeta Olle.

Dueli kryesor zhvillohet në “Fadil Vokrri”, aty ku Prishtina e pret Dukagjinin.

Dy skuadrat janë në luftë për t’i ikur pozitës së barazhit dhe kjo ndeshje pritet të jetë tejet interesante.

Dueli tjetër i ditës së sotme do të zhvillohet mes Ulpianës dhe Gjilanit, me dy skuadrat që tanimë thuajse janë pa objektiva.

Lipjanasit vetëm ndonjë mrekulli i mbanë në ligë, derisa Gjilani e ka të sigurt daljen në Evropë.


PRISHTINA 0-1 DUKAGJINI

Përfundon ndeshja.

86′ Bujar Pllana (PRI) ndëshkohet me karton të kuq (i dyti i verdhë)

72′ GOOOOOL: Ergyn Ahmeti shënon nga pika e bardhë, Dukagjini në epërsi. 

60′ Lorik Boshnjaku (PRI) ndëshkohet me karton të verdhë.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

40′ Elton Basriu (DUK) ndëshkohet me karton të verdhë.

29′ Stefan Nikolic (DUK) provon nga distanca, por topi shkon pranë portës.

23′ Gauthier Mankenda (PRI) ndëshkohet me karton të verdhë.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Halimi, Mici, Pllana, Abazi, Karabeci, Boshnjaku, Mankenda, Zyba, E.Krasniqi, Hoti, Kryeziu.

Dukagjini: Muhaxhiri, Dallku, Basriu, Syla, Shala, Shabani, Ahmeti, Carioca, Gashi, Merlaku, Nikolic.


ULPIANA 0-4 GJILANI

Përfundon ndeshja.

73′ GOOOOOL: Gerhard Progni shënon nga pika e bardhë, kompleton hat-trickun. 

65′ GOOOOOL: Blerim Krasniqi shënon pas asistimit të Dabiqajt.

61′ Keita Aziz (GJIL) ndëshkohet me karton të verdhë.

60′ Kastriot Rapuca (ULP) ndëshkohet me karton të verdhë.

51′ Gerhard Progni (GJIL) bukur kalon portierin por nuk arrin ta kompletojë hat-trickun, godet pranë portës.

50′ Albert Dabiqaj (GJIL) shpërdoron rastin i vetëm para portierit, godet lehtë në duart e portierit.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

44′ GOOOOOL: Blerim Krasniqi bukur depërton në zonë dhe asiston për Gergard Prognin i cili me lehtësi shënon golin e dytë sot. 

36′ GOOOOOL: Gerhard Progni realizon mjaft bukur brenda zonës për t’i dhënë epërsinë Gjilanit.

34′ Blerim Krasniqi (GJIL) përsëri me rast të mirë shënimi por me të majtën gjuan jashtë portës.

31′ Blerim Krasniqi (GJIL) qëllon shtyllën pas një pasimi të bukur të Prognit.

30′ Gerhard Progni (GJIL) godet nga gjuajtja e lirë por topi shkon jashtë portës.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Ulpiana: Ajeti, Makolli, Rapuca, Emini, Shala, Qerimi, Avdulli, Rezi, Conceiocao, Franic, Shkalla

Gjilani: Kolici, Useini, Rapa, Halili, Beqja, Cale, Torassa, Dabiqaj, Aziz, Progni, Krasniqi.


/Gazeta Olle/ 

Tifozët e Milanit presin titullin, Investcorp përgatit goditjen e madhe në sulm

Liverpooli fiton minimalisht ndaj Newcastle, vazhdon garën e ngushtë për titull