Është bërë i ditur edhe çmimi i biletave për një nga ndeshjet më interesante të kësaj jave, mes Prishtinës dhe Dritës.
Bileta për të hyrë në “Rexhep Rexhepi” do të kushtojë 2 euro.
Prishtina pret që të grumbullojë mijëra euro, pasi që interesimi do jetë i madh.
Pos tifozëve prishtinas dhe futbolldashësve nga Drenasi, pritet një numër jo i vogël i tifozëve të Dritës, që do të udhëtojnë në mënyrë të organizuar.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës fillon në ora 17:00 dhe Gazeta Olle, si zakonisht, do t’ju mbajë të informuar me më të rejat para, gjatë dhe pas ndeshjes.