Prishtina dominon ndaj Ferencvarosit në pjesën e parë, megjithatë nuk e gjen rrugën e golit

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit mes Prishtinës dhe Ferencvarosit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën pa gola 0-0, shkruan Gazeta Olle.

Ishte Otto John ai që realizoi gol që në minutën e katërt të ndeshjes, por gjyqtari sinjalizoi për pozitë të parregullt.

Kampionët e Kosovës ishin shumë të angazhuar, duke e dominuar dhe duke e vënë në presion skuadrën e madhe hungareze pothuajse gjatë gjithë kohës.

Megjithatë, bardhekatrit nuk arritën ta gjejnë rrugën e golit, i cili do t’i motivonte shumë për një rikthim senzacional.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në Hungari u mbyll me fitore të vendasve me rezultat të thellë 3-0.

/Gazeta Olle/

 

 

Batatina zbulon shumën marramendëse për lojtarët nëse kalojnë në fazën tjetër të Conference League

Uzuni i shënon Prishtinës, por nuk e feston golin