Prishtina do të vazhdoj garat evropiane në UEFA Conference League, ja kundërshtarët e mundshëm

Prishtina i ka dhënë fund aventurës së saj në garën më të madhe evropiane Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka pësuar dy humbje në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, nga Ferencvarosi 3-0 dhe 1-3.

Përkundër eliminimit nga Liga e Kampionëve, Prishtina do të vazhdoj të luaj në arenën ndërkombëtare.

Kryeqytetasit do të luajnë në garën e tretë më të madhe evropiane për klube, UEFA Conference League.

Në ndeshjen e fazës së dytë të kualifikimeve në këtë ligë, Prishtina do të luajë me humbësin e takimit Connah’s Quay Nomads (WAL) / Alashkert (ARM).

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2 në Uells.

Takimi i kthimit mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet nesër (e mërkure) me fillim nga ora 17:00 në Armeni. /Gazeta Olle/

Ramadani prononcohet pas humbjes së dytë: Jam i kënaqur me lojën, duke marrë parasysh çfarë kundërshtari patëm përballë

Zyrtare: Ramiz Sadiku vazhdon edhe për një vit me trajnerin Elon Berisha, zgjidhen e trajnerët e grupmoshave në këtë klub