Prishtina dhe Ilievski vazhdojnë ‘martesën’

Trajneri nga Maqedonia, Marjan Ilievski, sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë bashkëpunimin me Sigal Prishtinën.

Kështu ka njoftuar drejtori gjeneral i këtij klubi, Florian Miftari. “Marjan Ilievski sipas të gjithash gjasave do të jetë edhe për një vit trajner i Prishtinës”, ka thënë Florian Miftari për Gazetën ‘Koha Ditore’.

Prishtina nën drejtimin e Ilievskit në edicionin e kaluar, e fitoi titullin kampion në Kosovë si dhe Ligën Ballkanike.