Prishtina dhe Ballkani ndahen në paqe në ndeshjen e katër golave, pa fitues edhe në Mitrovicë

Janë mbyllur edhe dy sfidat e fundit të xhiros së 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Prishtinës i ka ikur fitorja në minutën e 99-të në derbi ndaj Ballkanit, pasi ndeshja u mbyll me rezultat 2-2.

Pjesa e parë u mbyll pa gola 0-0, derisa në të dytën vendasit shpërthyen.

Ishte minuta e 51-të kur mbrojtësi Pllana realizoi nga afërsia për 1-0.

Vetëm 10 minuta më vonë, Prishtina ngriti epërsinë në 2-0, kur Endrit Krasniqi shënoi një gol të bukur për 2-0.

Ballkani u rikthye në lojë 10 minuta para fundit të ndeshjes, kur Nazmi Gripshi shënoi një gol spektakolar për 2-1.

Por në minutën e 98-të, Ballkani fitoi penallti të cilën Albion Rrahmani e shndërroi në gol duke barazuar rezultatin në 2-2.

Ndërkohë dueli tjetër i zhvilluar në Mitrovicë mes Trepçës ’89 dhe Malishevës përfundoi pa fitues.

Përkundër rasteve të mira që patën dy skuadrat gola nuk pat dhe ndeshja u mbyll baras 0-0. /Gazeta Olle/ 

Superliga LIVE: Prishtina – Ballkani dhe Trepça ’89 – Malisheva

Daja i kënaqur me një pikë të fituar ndaj Prishtinës