Prishtina dhe Ballkani duan tre pikë, formacionet zyrtare

Prishtina dhe Ballkani do të ndeshen sot në kuadër të javës së 27-të të elitës së futbollit vendor.

Kjo ndeshje pritet të sjell spektakël sepse dy skuadrat kanë nevojë për pikë maksimale që të arrijnë t’i përmbushin objektivat e tyre.

Kryeqytetasit duan fitore që i mban në lojë për pozitën e katërt edhe pse javën e kaluar u befasuan me barazim nga Fushë Kosova, ndërsa suharekasit nuk arritën më shumë se barazim ndaj Llapit.

Prishtina ka grumbulluar 38 pikë në pozitën e pestë dhe Ballkani ka 52 pikë si lider i tabelës.

Formacionet zyrtare

Prishtina: Kolaj, Limani, Islami, Hyseni, Gashi, Kryeziu, Muja, Gallapeni, Bytyqi, Hamiti, Olivier

Ballkani: Koliçi, Thaqi, Jashanica, Dellova, Halili, Potoku, Emerllahu, Korenica, Gripshi, Kryeziu, Tolaj

/Gazeta Olle/

Trajneri i Hoffenheimit e mendon në detaje mbulimin e Xhakës

Malisheva dhe Drita luftojnë për tre pikë, formacionet zyrtare