Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 25.02.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 21-të të BKT Superligës, xhiros së 15-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto, u vendos që FC Prishtina të dënohet me një mijë euro, shkruan Gazeta Olle.
Kjo për shkak të lëshimit në organizim të ndeshjes ndaj Ballkanit.
Me të filluar pjesa e dytë të ndeshjes, tifozët e Prishtinë kanë ndezur fishekzjarre dhe të njëjtat i kanë hedhur në fushën e lojës, ndërkaq në minutën e 88-të, hedhin shishe të qelqit dhe kanaqe në fushën e lojës, duke mos lejuar ekzekutimin e penalltisë të akorduar për mysafirët, për çka loja ishte ndërprerë për disa minuta.
Vendimi i plotë i Komisionit Disiplinor:
FC ”Prishtina”. Lëshim në organizimin e ndeshjes: Me të filluar pjesa e dytë të ndeshjes, tifozët e FC”Prishtina” kanë ndezur fishekzjarre dhe të njëjtat i kanë hedhur në fushën e lojës, ndërkaq në minutën e 88, hedhin shishe të qelqit dhe kanaqe në fushën e lojës, duke mos lejuar ekzekutimin e penalltisë të akorduar për mysafirët, për çka loja ishte ndërprerë për disa minuta. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Prishtina- Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika H dhe neni 10 paragrafi 1 pika d të Rregullores disiplinore: Dënohet me të holla me shumë prej 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagesës është 8 ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm (rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
/Gazeta Olle/