Prishtina – Bodo/Glimt, formacionet zyrtare: Zekirija Ramadani me ndryshime

Prishtina do të përballet me kampionin në fuqi të Norvegjisë, Bodo/Glimt në kuadër të rrethit të tretë në UEFA Conference League.

Kampioni në fuqi i Kosovës, kërkon të paraqitet në mënyrën sa më të mirë përballë gjigantit norvegjez.

E trajneri Zekirija Ramadani për këtë takim ka publikuar edhe 11 futbollistët startues.

Për Prishtinën do të ketë një debutim për këtë sfidë, pasi mesfushori Florent Avdyli është në fushë nga minuta e parë.

Ndryshim ka edhe në portë, ku Eglant Haxho ka zënë vendin e titullarit para Ardit Nikës.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Vangjeli, Bekteshi, Mici, Avdyli, Boshnjaku, E.Krasniqi, Mankenda, John, Kryeziu.

Bodo/Glimt: Haikin, Sampsted, Moe, Lode, Bjorkan, Saltnes, Berg, Fet, Veltlesen, Botheim, Solbakken.

/]Gazeta Olle/

Kryeziu zbulon rivalin e Dritës për titull në sezonin e ri

Gjilani merr fitore të pastër ndaj Malishevës