Prishtina – Bodo/Glimt 1-1 pas 45 minutave të para

Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ mes Prishtinës dhe Bodo/Glimt.

Kampioni në fuqi i Norvegjisë, ka kaluar në epërsi vetëm pas 10 minutave lojë.

Sulmuesi anësor Solbakken harkoi bukur në zonë nga e majta, derisa topin në portë e dërgoi Botheim për 0-1.

Kryeqytetasit kosovarë bën një ndeshje të mirë dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 44-të.

Ishte sulmuesi Otto John që shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit mysafir dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë për 1-1.

Kësisoj pas 45 minutave të para ndeshja në kryeqytet është 1-1. /Gazeta Olle/

Zyrtare: Aro Muric prezantohet tek skuadra turke

Anderlechti merr fitore të thellë në Shqipëri ndaj Laçit