Klubi i hendbollit Prishtina vazhdon punën për kompletimin e skuadrës për edicionin e ardhshëm, shkruan Gazeta OLLE.
Prishtina së fundi ka vazhduar bashkëpunimin me qendrën Vlerson Zherka dhe alon Agon Bajqinovci.
Dyshja në fjalë vlerësohen prej më të mirëve në vend në pozitat e tyre dhe pritet të jenë të rëndësishëm te Prishtina në edicionin e ardhshëm garues.
Prishtina po përgatitet fuqishëm për edicionin e ardhshëm dhe me mbajtien e Zherkës dhe Bajqinovcit do të jenë përsëri pretendent për titullin kampion.
/Gazeta OLLE/