Prishtina bën kërkesë të luajë në këtë stadium derisa të rinovohet i veti

Klubi i futbollit Prishtina ka bërë kërkesë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS), në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe në Komunën e Mitrovicës që ndeshjet si vendase në edicionin 2017\2018 t’i luajë në stadiumin olimpik “Adem Jashari”.

Kështu ka bërë të ditur, të enjten, për gazetën, kryetari i klubit Prishtina, Remzi Ejupi, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ka thënë se ende nuk ka marrë një përgjigje nga këto institucione, që kanë të bëjnë me stadiumin, por shpreson që ta marrë gjatë javës së ardhshme dhe ajo të jetë pozitive.

adem jashari

Klubi Prishtina nuk ka stadium të vetin. Ndeshjet i ka zhvilluar gjithnjë në stadiumin e qytetit të Prishtinës.

Por ai verën e shkuar ka nisur të rinovohet dhe klubi Prishtina ndeshjet e stinorit të shkuar si vendas kryesisht i ka luajtur në Obiliq.

Adem Jashari

Disa ndeshje i ka luajtur edhe në Podujevë e Mitrovicë.

adem jashari