Prishtina bën goditjen e radhës, transferon sulmuesin e Llapit

Skuadra e Prishtinës ka filluar të përforcohet në këtë merkato.

Pas disa largimeve të shumta, FC Prishtina tashmë ka filluar të transferojë disa lojtarë premtues.

GazetaBlic Sport mëson se klubi kryeqytetas ka arritur marrëveshje me yllin e Llapit, Adonis Aliu.

Aliu, 21 vjeçar luan në pozitën e sulmuesit të krahut, teksa ftohet edhe nga kombëtarja e grupmoshave të Kosovës.

Ai konsiderohet si një nga lojtarët më premtues për të ardhmen.

Gjatë ditëve në vijim, ai pritet të zyrtarizohet tek klubi i madh kosovar, FC Prishtina.

Gazeta Blick e quan ndeshje vëllazërore atë mes Zvicrës dhe Kosovës

Laçi nënshkruan me dy ish lojtarë të Superligës së Kosovës