Prishtina bën goditjen e parë në merkato, transferon talentin e 2 Korrikut

FC Prishtina ka kënaqësinë që ta njoftojë opinionin se ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me futbollistin e talentuar Endrit Baholli.

22-vjeçari vjen si lojtar me shumë potencial nga skuadra tjetër e kryeqytetit, 2 Korriku.

Baholli luan si mesfushor ofanziv dhe gjatë gjithë karrierës së tij është aktivizuar për 2 Korrikun duke treguar potencial dhe formë të lartë dhe me ç’rast ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës.

Baholli pas nënshkrimit të kontratës me ekipin “bardhekaltër” ka folur për faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina.

𝐍𝐝𝐣𝐞𝐧𝐣𝐚 𝐞 𝐛𝐚𝐫𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐟𝐚𝐧𝐞𝐥𝐥𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈𝐬 – Besoj se për secilin futbollist krenaria më e madhe është që të luaj për ekipin e vendlindjes. Prishtina ka qenë gjithmonë synim për mua dhe ky vit ishte vendimtar për transferimin tim në këtë klub. Prishtina e ka një histori të madhe, fanella “bardhekaltër” duhet përfaqësuar denjësisht andaj është privilegj për mua që të bart këtë fanellë me shumë peshë.

𝐒𝐲𝐧𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈𝐧 – Jam i lumtur që kam nënshkruar me këtë klub shpresëdhënës, synimet janë të larta. Padyshim që synoj të zë vend në përbërjen bazë, mirëpo për këtë qëllim kërkohet punë dhe korrektësi, e cila nuk do të mungojë nga ana ime.

𝐏𝐫𝐞𝐦𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 “𝐏𝐥𝐢𝐬𝐚𝐭” – Tifozeria e bënë futbollin sport emocionues, i jep vlerë e kuptim secilës ndeshje,“Plisat” janë pjesë e secilës arritje të klubit dhe gjithmonë kanë respektin e secilit futbollist. Jam gati që ta jap më të mirën time në fushë në mënyrë që së bashku të kemi sa më shumë fitore e festa.

Filloi turneu ndërkombëtar i grupmoshave U-17 në organizim të KF 2 Korriku

Zyrtare: Kristjan Asllani nënshkruan me Interin