Prishtina barazon në miqësore ndaj ekipit nga Kazakistani, Atyrau

Prishtina barazon në ndeshjen miqësore me skuadrën nga Kazaikstani, Atyrau, me rezultat 2:2.

Kampionët po numërojnë ditët e fundit në Antalia, ku pas fazës përgatitore do të marin rrugën e kthimit për në Kosovë, aty ku shumë shpejtë priten të rikthehen në aksion në Kupën e Kosovës.

Në ndeshjen e zhvilluar në një nga fushat e kompleksit “Titanic” ku po qëndron skuadra prishtinase, u zhvillua lojë e hapur nga të dyja ekipet.

Prishtina kaloi e para në epërsi me ç’rast në minutën e 30, Endrit Krasniqi e shërbeu në të majtë Mendurim Hotin, i cili gjuan bukur drejt portës, teksa në tentim për ta larguar topin, një nga futbollistët kazak e dërgon në portë për 1:0.

Atyrau i barazoi shifrat në 1:1 pesë minuta më vonë (35).
Prishtina golin e dytë e realizoi në minutën e 40 pas një aksioni briliant me shumë pasime.
Sërish Endrit Krasniqi asisoi, kësaj radhe për Lorik Boshnjakun e ky i fundit brenda zonës e dërgon topin në rrjetë për 2:1, kazakët në minutën e 50 të pjesës së dytë sërish i barazuan shifrat në 2:2

Gjashtë gola në ndeshjen miqësore në mes të Ferizaj dhe Fushë Kosovës

KF Vllaznia Pozheran zyrtarizon pesë lojtar dhe përforcon shtabin teknik