Prishtina – Ballkani, do të luhet nën ndriçimin e reflektorëve

Prishtina dhe Ballkani do të përballen në kuadër të xhiros së nëntë në Albi Mall Superligë.

Kjo do të jetë ndeshja e fundit e kësaj xhiro me dy skuadrat që zbresin në fushë për ta zhvilluar derbin e javës.

Interesant është fakti se ky duel do të zhvillohet nën ndriçimin e reflektorëve, pasi është vendosur të luhet në mbrëmje.

Prishtina dhe Ballkani do të takohen më 8 tetor (e diel) me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ku pritet të jetë një atmosferë fantastike në kryendeshjen e javës. /Gazeta Olle/

Lëndimi i Lewandowskit më serioz se sa pritej, pritet ta humbas El Clasicon

Ballkani – Dinamo Zagreb, formacionet zyrtare