Prishtina arrin në Norvegji, synon të marrë kualifikimin historik

Prishtina ka udhëtuar drejt Norvegjisë ku do të përballet me Bodo/Glimt në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka arritur tanimë në shtetin norvegjez një ditë para përballjes me Bodo/Glimt.

Kryeqytetasit kosovarë kanë për qëllim të kalojnë në fazën e ‘Play-Off’ të Uefa Conference League.

Skuadra e trajnerit Zekirija Ramadani ka triumfuar në ndeshjen e parë me rezultat 2-1.

Për të kaluar tutje, prishtinasit duhet të mos humbasin ndaj kampionëve të Norvegjisë.

Prishtina përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se skuadra ka mbërritur në Norvegji.

“Ekspedita e FC Prishtina sapo ka mbërritur në Bodø,Norvegji”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit bardhekaltër.

/Gazeta Olle/

FFK e konfirmon: VAR-i po vjen

Zyrtare: Dragusha përforcimi i ri i Vëllaznimit