Prishtina apo Llapi?

Prishtina dhe Llapi do ta kërkojnë shpëtimin e sezonit në Kupën e Kosovës. Bardhekaltrit e kishin një edicion të zbehtë në Superligë, ku rrezikojnë të përfundojnë në barazh, prandaj po mundohen me të gjitha forcat që të jenë të suksesshëm, bile në Kupë.

Thuajse e njëjta gjë vlen edhe për llapjanët, të cilët i kanë humbur gjasat për titull dhe tash janë fokusuar në trofeun e çmueshëm. Përmes Kupës të dyja skuadrat mendojnë të dalin në garat evropiane, prandaj sfida gjysmëfinale në mes tyre do të jetë mjaft e rëndësishme. Ndeshja zhvillohet sot në stadiumin e Prishtinës duke nisur nga ora 15:30.