Prishtina afër transferimit të Bajram Jashanicës!

Bajram Jashanica mund të rikthehet në Superligën e Kosovës pas shtatë viteve të kaluara në Superioren e Shqipërisë.

Mbrojtësi i njohur kosovar, që prej vitit 2013 ishte pjesë e Skënderbeut të Korçës, është në bisedime me Prishtinën.

Gazeta Olle mëson se marrëveshja është pranë dhe se ajo mund të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Kryeqytetasit duan që me Jashanicën të kërkojnë suksesin edhe në parakualifikimet për Ligën e Evropës.

Prishtina në Evropë këtë edicion doli pas fitimit të Kupës.