Kaloni në dark mode që është më i butë për sytë tuaj gjatë natës.

Kaloni në light mode që është më i butë për sytë tuaj gjatë ditës.

Kaloni në dark mode që është më i butë për sytë tuaj gjatë natës.

Kaloni në light mode që është më i butë për sytë tuaj gjatë ditës.

Prishtina afër goditjes së madhe nga kampionati maqedonas

Besir Ramadani gjatë ditës së sotme i ka dhënë fund qëndrimit të tij te Struga Trim Lum. Me dokumentacionin e duhur në duart e tij, burime pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se i njëjti mund të niset drejt Prishtinës, për të firmosur me një ndër skuadrat më me trofe në futbollin kosovar, FC Prishtinën..

Ai me skuadrën e Strugës në edicionin e kaluar u paraqit në 20 ndeshje, përfshirë këtu edhe dy ndeshjet kualifikuese në Ligën e Konferencës kundër FK Liepaja.

Në rast se realizohet pista Prishtina, atëherë kjo për Ramadanin do të jetë hera e parë që do të luaj jashtë vendit, pasi i njëjti kishte bërë karrierë në Maqedoni me FC Shkupin, Genç Kalemler dhe Gostivarin.

Kujtojmë Ramadani ka luajtur edhe për përfaqësuesen U18 të Maqedonisë, ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Kombëtares shqiptare U20 dhe U21.

Erjon Kastrati, Ambasador i FBK-së në programin FIBA SWISH+

Kosov U15 shënon fitoren e parë në turneun që po mbahet në Turqi

close