Është zhvilluar gjysmëfinalja e dytë në kuadër të Kupës së Kosovës (femrat) në mes Mitrovicës e Prishtinës. Ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë, ka përfunduar 3:3.
Prishtina kualifikohet në finale pasi që ndeshja e parë ka përfunduar 5:1 në të mirë të prishtinasve.
Prishtina në finale do të takohet me 13 Qershorin nga Suhareka, ekip i cili në gjysmëfinale e eliminoi Vizionin nga Ferizaj.