Prishtina 01 arrin sukses historik, zyrtarisht pjesë e Ligës së Kampionëve

FC Prishtina 01 do të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke u futur në mesin e 16-të skuadrave më të mira të Evropës.
Pas paraqitjes fantastike në Lituani, ku morën dy fitore dhe një barazim, prishtinasit janë lider të grupit me shtatë pikë. Djelmoshat bardhëekaltër treguan se kanë kualitet dhe cilësi edhe në gara ndërkombëtare.
Prishtina ishte në grup me: Kauno Zalgiris (Lituani), Dynamo Kampus (Finlandë) dhe AEL (Qipro).
“Faleminderit për paraqitjen yjeve tanë, Bajram Ramadanit, Ramadan Alajt, Shefki Kamerit, Halim Selmanjt, Ermir Kryeziut, Drilon Maxharrajt, Malush Qerimit, Ari Kaqanollit, Ylli Mazrekut, Arif Limanit, Fitim Krasniqit, Fatbardh Abazit, Dren Gjinovcit, Ensar Ferës dhe Enis Hoxha.
Pa dyshim edhe dyshes në stol, Haki Ahmetit dhe Ferid Agushit.” thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Blesa hero, Prishtina mposht me vështirësi Gjilanin

Donat Syla shpallet kampion ballkanik