Primoz Gliha publikon listën e Kosovës për tri ndeshjet e nëntorit – ftohen pesë lojtarë nga Superliga, mungojnë shumë ‘senatorë’

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Primoz Gliha ka ftuar 23 futbollistë për tri ndeshjet e nëntorit në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024.

Kosova do të luajë të dielën më 12 nëntor me Izraelin, më 18 nëntor luan në udhëtim te Zvicra, ndërsa më 21 nëntor e pret Bjellorusinë.

Për këto ndeshje, përzgjedhësi Primoz Gliha ka publikuar tashmë listën me 23 futbollistë të ftuar, ku nuk mungojnë befasitë.

Në listë mungojnë yjet e ekipit si kapiteni Amir Rrahmani dhe sulmuesi Edon Zhgrova.

Në anën tjetër, pjesë e listës janë pesë lojtarë nga Superliga e Kosovës: Kenan Haxhihamza (Dukagjini), Lumbardh Dellova dhe Qëndrim Zyba (Ballkani) dhe Ilir Krasniqi dhe Muhamet Hyseni (Llapi).

Një emër i ri në listën e Kosovës është sulmuesi i talentuar i Lausanne, Alban Adini.

Në listë nuk mungojnë emrat e mëdhenj tashmë si Arijanet Muric, Mërgim Vojvoda, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi.

Malisheva merr tre pikë të mëdha në shtëpi ndaj Gjilanit

Mërgim Berisha ka këputur ligamentin, do të jetë jashtë fushës për shumë muaj