Priestley: Shpresoj të marrim rezultat të favorshëm dhe të fitojmë tri pikë

Drita ka mbajtur konferencën e radhës për media, para xhiros së 14-të kampionale të cilën e zhvillon ndaj Drenicës në Gjilan.

Para mediave u paraqitën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Esosa Priestley, shkruan Gazeta Olle.

Priestley theksoi se tashmë kanë marrë energjinë e duhur dhe janë gati për ndeshjen.

“Ne jemi takuar tashmë me Drenicën dhe kemi arritur të fitojmë. Mendoj se kemi marrë enërgjinë e duhur nga përgatitjet dhe jemi gati për ndeshjen e rradhës. Shpresoj të marrim rezultat të favorshëm dhe të fitojmë tri pikë”, deklaroi Priestley.

Takimi Drita – Drenica zhvillohet nesër, e shtune, ora 13:00 në Stadiumin e Qytetit në Gjilan. /Gazeta Olle/

Nuhiu: Na gëzon fakti që kthehen tifozët tanë, nga ndeshje e nesërme do t’i marrim pikët që kemi lënë rrugës

Dy skuadrat gjigante turke në luftë për të siguruar shërbimet e Valmir Veliut