Prezantimi spektakolar i Aro Muric para tifozëve të Adana Demirspor (Video)

Arijanet Muric është lojtari më i ri i skuadrës turke Adana Demrispor.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës është bashkuar me skuadrën turke si huazim nga Manchester City për një edicion.

Prezantimi i Aros në rrjetet sociale ka qenë fantastik, por ai është mirëpritur jashtëzakonisht ngrohtë edhe nga tifozët e Adanas.

Mediat turke po e cilësojnë si transferim të madh afrimin e shqiptarit nga Adana Demirspor.

Klubi i sapo ngjitur në elitën e futbollit turk ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Besiktasit (1-1) në stadiumin e tyre të ri.

Aty është bërë edhe prezantimi i ekipit, derisa ka pasur pritje të ngrohtë për yllin e Kosovës, Aro Muric.

Megjithatë Aro nuk luajti në ndeshjen miqësore ndaj Besiktasit, pasi kishte vetëm një stërvitje me klubin e tij të ri.

Vlen të theksohet se për Adanan debutoi dje sulmuesi italian Mario Balotelli. /Gazeta Olle/

Ballkani rikthehet në stërvitje, sot luan një ndeshje miqësore

Basha ka marrëveshje me Partizanin, këto janë të rejat e fundit