Ylli argjentinas u shpreh tejet i lumtur që i është bashkuar skuadrës nga Parisi dhe shpreson që të fitojë trofe, veçanërisht Ligën e Kampionëve.
Derisa kompletoi konferencën për media, 34-vjeçar ka dalë në stadiumin Parku i Princave, që t’u dhurojë tifozëve kënaqësinë nga afër.
Edhe pse ishin jashtë, tifozët mund ta përcjellin ngjarjen nga një monitor i madh i vendosur për ta.
Pasi bëri disa foto nga stadiumi me presidentin e PSG-së, gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, doli jashtë për t’i përshëndetur tifozët që ishin mbledhur jashtë.