Prezantimi i Interit me fishkëllima kundër Ranocchias (VIDEO)

Mes humorit dhe premtimit se sezoni i ardhshёm do tё jetё mё i mirё se ai qё lanё pas, skuadra e Interit ёshtё prezantuar pёrpara tifozёrisё. Kondogbia dhe Montoya ishin tё pranishёm nё kёtё prezantim dhe hyrja e tyre nё skenё solli mjaft brohoritje nё radhёt e tifozёve tё Interit. Kёshtu vazhduan me radhё tё gjithё lojtarёt qё nga portierёt dhe deri tek sulmuesёt.

I fundit, Mauro Icardi, i cili i bёri thirrje tifozёrisё qё tё vinte nё stadium pёr tё mbёshtetur ekipin, sepse ky do tё ishte viti i duhur pёr rikthimin. Mes ovacioneve tё tifozёve u futёn gjithashtu lojtarёt si Kovacic, Shaqiri, Guarin tё cilёt janё tё preferuarit e tifozёrisё. Ndryshe nga tё tjerёt u prit kapiteni Ranocchia, ku mes tifozёve kishte edhe disa qё nuk e pёlqenin. I pranishёm si gjithnjё ishte menaxheri Stankovic qё po ndihmon skuadrёn e Interit pёr rindёrtimin e saj.

Kur trajneri zikaltёr Roberto Mancini u fut nё skenё solli njё moment gazmor. Dikush nga tifozёt i tha qё ta telefononte, si njё shenjё e transferimeve tё shumta qё Mancini ka bёrё duke telefonuar lojtarёt. Ai i pёrgjigjet se nuk kishte bateri… Nё fund njё selfie me Icardin dhe tё gjithё lojtarёt qё do tё mundohen tё rikthejnё Interin nё majat e futbollit italian.