Klubi Futbollistik “Drenica” ka pësuar humbje në kryeqytet kundër Prishtinës në kuadër të xihros së 12-të.
Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin minimal, 1-0. Golin e vetëm për “bardhekaltërit” e realizoi mbrojtësi i djathtë, Besnik Krasniqi, shkruan Sheshi.info
Në pjesën e dytë ishte një rast diskutabil ku skuadra “kuqezi” kërkoi penallti. Por, pas rishikimit të VAR-it, gjyqtari kryesor Gramos Shala e ndëshkoi me karton të verdhë Jose Denisson për simulim.
Më poshtë mund ta shikoni këtë rast i cili po diskohet shumë.
Pas ndeshjes edhe trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku shpërtheu në deklaratën e tij për ndarjen e drejtësisë në kryeqytet.
Lushtaku tha se referimi ishte tendecioz dhe i njëanshëm nga gjyqtari Gramos Shala.
‘Po t’i shënonim edhe pesë gola, prap në fund nuk do të dilnim fitues të ndeshjes. Me vjen keq nuk dëshiroj asnjëherë të flas për gjykimin e ndeshjes, por në këtë ndeshje referimi ka qenë i njëanshëm dhe ka ndikuar drejtëpërdrejtë në rezultat. Na mohoj një penallti, kjo mund të vërtetohet edhe përmes inqizimeve, nuk dua që të flas për referim, por në xhiron e 12-të një referim i tillë është faktori që na humbi edhe ndeshjen. Nuk është se kemi luajtur ndeshjen tonë, por as nuk jemi rrezikuar nga Prishtina deri në rastin e një pakujdesie tonë në mbrojtje.
‘Ndeshja nuk është se ka shkuar siç kam menduar, pasi sot kemi deshtur të kundërsulmuojmë Prishtinën. Por referimi ka qenë i një anshëm, ku në çdo kontakt në lojtarët e Prishtinës është referuar faull dhe një fitore e tillë besoj që nuk i është dashur as Prishtinës’, tha Lushtaku.