Pretendentët për titull zbresin në fushë, sot luhet në Klinë dhe Skenderaj

Superliga e Kosovës do të vazhdojë me dy ndeshjet e mbetura nga java e 29-të.

Lideri Drita do të luajë si mysafir i Dukagjinit në një ndeshje të fortë, pasi gjilanasit duan titullin, ndërsa klinasit garat evropiane.

Në anën tjetër në letër, Ballkani ka një ndeshje më të lehtë, pasi i shko Drenicës, që ka mbetur në fund të renditjes.

Drita ka 56 pikë, ndërsa Ballkani ka një pikë më pak (55).

Në ndeshjet e së shtunës, Prishtina fitoi nga Ferizaj, Gjilani mposhti Malishevën, ndërsa Trepça ’89 mori tri pikë të arta përballë Llapit. /Gazeta Olle/

Peja bën hap të madh drejt finales, triumfon në Suharekë përballë Yllit

Asllani kërkon fitore ndaj Benficas edhe në ndeshjen e kthimit